Tifozët e Përfaqësueses së Kosovës, ‘Dardanët’, kanë mbërritur te stadiumi i Antalisë.
‘Dardanët’ tani gjenden pranë stadiumit ku me fillim nga ora 18:00, zhvillohet ndeshja mes Turqisë dhe Përfaqësueses së Kosovës.
Aty shihet entuziazëm i madh i tifozëve të cilët me zemër plot janë duke kënduar për Kosovën.
Me thirrje të ndryshme për Kosovën dhe Shqipërinë, ‘Dardanët’ kanë ndezur atmosferën në afërsi të stadiumit ku zhvillohet ndeshja, i cili tashmë ka hapur dyert për tifozët.