Site icon Telegrafi

Dardanët arrijnë në Stokholm, sonte zhvillohet stërvitja para ndeshjes

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur në Suedi pas tri orëve udhëtim me charter.

Dardanët do të zhvillojnë nesër ndeshjen e parë për muajin tetor, ku do të përballen me Suedinë në Solna afër kryeqytetit Stokholm.

Tanimë ekspedita e Kosovës ka arritur në tokën suedeze, ku është akomoduar në qytetin e Solnas.

Pas arritjes në Suedi, Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë sonte stërvitjen e fundit para përballjes me Përfaqësuesen skandinave.

Dardanët do të zbresin në fushë në fillim nga ora 18:00 sonte për të kryer stërvitjen, derisa një orë para stërvitjes, trajnerit Bernard Challandes do të mbajë konferencë për shtyp. /Telegrafi/

Exit mobile version