Ekspedita e Përfaqësueses së Kosovës ka arritur në Sevilla dhe është akomoduar në hotel “Melia”.
Ekspeditën e Dardanëve në aeroportin e Sevillas e kanë pritur zyrtarët e Federatës Spanjolle të Futbollit, të cilët i kanë dëshiruar mirëseardhje dhe qëndrim të këndshëm në Spanjë.
Dardanët nesër do ta mbajnë stërvitjen në “Estadio La Cartuja de Sevilla” në orën 18:00, aty ku të mërkurën do të përballen me Kombëtaren e Spanjës, në ndeshjen e dytë të kualifikimeve për Botërorin “Katari2022”.
Kujtojmë që Kosova dhe Spanja janë në Grupin B për kualifikimet e Kampionatit Botëror ‘Katari 2022’.
Përveç këtyre dy përfaqësueseve, në këtë grup ndodhen edhe Suedia, Greqia dhe Gjeorgjia. /Telegrafi/