Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë rrugën për në Budapest para ndeshjes së dytë të muajit qershor.
Dardanët janë mysafirë të Bjellorusisë, por kjo ndeshje do të zhvillohet në kryeqytetin hungarez Budapest.
Fluturimi për në Budapest ka zgjatur rreth një orë e gjysmë, derisa Dardanët tanimë kanë mbërritur në Hungari.
FFK ka njoftuar se gjithçka ka shkuar mirë me fluturimin, derisa futbollistët janë vendosur në hotel.
Përfaqësuesja e Kosovës pasdite do të zhvilloj stërvitjen e fundit dhe do të mbajë edhe konferencë për shtyp para përballjes me Bjellorusinë të hënën mbrëma. /Telegrafi/