Site icon Telegrafi

Dardan Zenunaj i stuhishëm, mund boksierin meksikan

Boksieri kosovar i kategorisë super-pendël, Dardan Zenunaj ka fituar meçin e mbrëmshëm kundër meksikanit Naciff Castillo.

Zenunaj ka shënuar fitore pas zhvillimit të gjashtë raundeve, aq sa ishte meçi, me vendim të gjyqtarëve, transmeton Koha.net. Ky takim u zhvillua në Kaliforni.

Pas takimit Zenunaj në profiling e tij zyrtar në Facebook është shprehur i lumtur për fitoren, por përkundër dëshirës për të fituar me nokaut këtë nuk e arriti për shkak të kundërshtarit të fortë, për të cilin boksieri shqiptar shpreh respekt.

“Fitova me vendim sonte. Vërtetë e dëshiroja fitoren me nokaut, por ky është boksi. Ndeshja ishte vetëm gjashtë raunde, jo shumë e përshtatshme për stilin tim. Respekt për kundërshtarin tim po ashtu, ai ishte shumë i fort dhe luftoi si një luftëtarë i vërtetë meksikan dhe asnjëherë nuk u dorëzua”, ka shkruar Zenunaj në Facebook.

28 vjeçari shqiptar është duke e vazhduar karrierën në SHBA, pasi e kishte nisur atë në belgjikë, ndërsa tani ka 12 fitore (9 KO), dhe një humbje.

Ndërsa meksikani Castillo ka 17 fitore, shtatë humbje dhe dy barazime.

Exit mobile version