Lojtari i klubit Liqeni, Dardan Topilla ka fituar çmimin si ‘Lojtari i vitit” 2022 në futsall gjatë ceremonisë së ndarjeve të çmimeve nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).
Sot ( shtunë), FFK është duke mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Laureatët e Vitit.
Pas disa fjalimeve falënderuese dhe sukseseve nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe disa figurave tjera të rëndësishme të sportit, erdhi radha e ndarjes së çmimit.
Ndarja e çmimeve për Laureatët e Vitit filloi me futsallin, ku lojtari më i mirë për vitin 2022 u zgjodh Dardan Topilla.
Topilla është një përfaqësues i rregullt i Përfaqësueses së Kosovës, si dhe lojtari kryesor i Liqenit në vitin ku u shpallen kampion dhe morën pjesë në garat evropiane.
Pas Topillës erdhi radha për të zgjedhur klubin e vitit, ku ky çmim shkoi për ekipin nga Drenasi, Liqeni. /Telegrafi/