Site icon Telegrafi

Dardan Sejdiu krahason qeverisjen e Prishtinës nga Ahmeti me atë të Mustafës

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka paraqitur edhe një herë gjendjen aktuale të qeverisjes në kryeqytet.

Sejdiu madje ka bërë një krahasim në mes qeverisjes së kryeqytetit në kohën e Isa Mustafës dhe qeverisjes së tanishme nga Shpend Ahmeti.

Përmes një postimi në Facebook, Sejdiu si shembull të këtij krahasimi mori Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

“Foto e parë një nga Qendrat e Mjekësisë Familjare në vitin 2013 pas 7 vite qeverisje të Isa Mustafës, dhe foto e dytë kjo Qendër e Mjekësisë Familjare pas 3 vite qeverisje të Shpend A. Ahmeti”, ka shkruar Sejdiu.

Veç tjerash ai tha se ky krahasim ka një domethënie shumë të madhe në mes dy kohrave, asaj kur Mustafa qeveriste me Prishtinën me kohën kur tani në krye të saj është Shpend Ahmeti./Telegrafi/

Exit mobile version