Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, në intervistën “Ecje nëpër Prishtinë” – në emisionin “Ju flet Prishtina” – ka treguar në detaje mënyrën se si do funksionojë ndërmarrja publike “Prishtina Parking”.
Sejdiu tregoi se parkingu në qendër të kryeqytetit do jetë i limituar me orë dhe me pagesë.
Ai njoftoi se në qershor do t’i takojë kësaj ndërmarrjeje komunale parkingu prapa “Pallatit të Rinisë”.
Fillimisht, “Prishtina Parking” do i ketë 35 punëtorë me një buxhet prej 50 mijë eurove, e që për pak do rrisë numrin e punëtorëve dhe buxhetin.