Telegrafi

Dardan Sejdiu: Në Vetëvendosje të gjithë jemi aktivistë

Nënkryetari i parë i Lëvizjes Vetëvendosje dhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, është në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se në Lëvizjen Vetëvendosje e hierarkinë e shohin në aspekt organizativ.

“Të gjithë jemi aktivistë”, ka thënë ai. “Unë e marr këtë përgjegjësi me një obligim të madh ndaj dy shtyllave kryesore: e drejta për vetëvendosje dhe zbatimi i alternativës qeverisëse – duke zbatuar modelin e Prishtinës në qeverisjen qendrore”.

Ai është shprehur se do të mundohet të japë maksimumin e tij.

“Përderisa në Prishtinë kam më shumë punë menaxheriale dhe organizative, me Lëvizjen Vetëvendosje kam një rol përfaqësues”, shtoi ai.