Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PSD-së, Dardan Sejdiu, është bërë baba për herë të tretë.
Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vet Sejdiu përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e tij personale në Instagram.
Ai dhe bashkëshortja e tij, Rina Sejdiu, mirëpritën në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Dua.
Në fotografinë e publikuar në rrjetin social Instagram, deputeti kosovar shfaq portretin e vajzës të porsaardhur në jetë.
“Mjesi Dua”, shkruan ai në mbishkrimin e fotografisë, teksa pranon urime të shumta nga ndjekësit e tij në Instagram.
Dardani dhe Rina kanë 11 vite të martuar, dhe janë prindër edhe të dy fëmijëve të tjerë: Reas dhe Darsejt.
Çifti jetojnë së bashku me fëmijët e tyre në lagjen “NIC” në Prishtinë. /Telegrafi/