Telegrafi

Dardan Molliqajt i refuzohet kërkesa për përjashtimin e gjyqtarit

Seanca gjyqësore ndaj 13 aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje që ishte ndërprerë orë më parë pritet që të fillojë pas pak.

Trupi Gjykues e kishte shtyrë seancën për më vonë pasi që i akuzuari Dardan Molliqaj ka kërkuar që të ndërrohet kryetari i Trupit Gjykues Vesel Ismajli, duke kërkuar kështu që në vend të tij të vijë dikush tjetër.

Por kjo kërkesë e tij është refuzuar pasi që gjyqtari Vesel Ismajli është përsëri në sallë.

Molliqaj dhe 12 aktivistë tjerë akuzohen se më 2009 kanë rrokullisur veturat e EULEX-it.

Në mesin e të akuzuarve janë edhe Glauk Konjufca, Xhelal Sveçla, Frashër Krasniqi etj. Të gjithë të akuzuarit kanë refuzuar t’u caktohet avokat.