Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka adresuar akuza të rënda në drejtim të mbështetësve të Aleancës Kosova e Re, para balotazhit për kryetar të Prishtinës.
Molliqaj i ka cilësuar votuesit e AKR’së në Prishtinë për klientelizëm, teksa ka folur për balotazhin që do të zhvillohet në Prishtinë, ndërmjet kandidatit të VV-së, njëherësh kryetar aktual i Komunës, Shpend Ahmeti, dhe kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi.
“Për mua është shqetësuese koncepti i klientelizmit në këto zgjedhje”, ka thënë Molliqaj në emisionin “Jeta në Kosovë”, në RTK.
“Votuesi i AKR’së, me aq sa e kam parë në Prishtinë, është votues kryesisht i larguar nga LDK, pra pjesa më e madhe. Një pjesë është edhe klientelist”, është shprehur ai.
“Elektorati i AKR-së në Prishtinë nuk do ta që ta kthejë në qeverisje prapë LDK-në”, ka shtuar Molliqaj, duke parashikuar se mbështetësit e AKR-së do t’i japin mbështetje Ahmetit në balotazh.