Site icon Telegrafi

Dardan Molliqaj dhe Besa Shahini bëhen prindër të një vajze

Foto: Facebook

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe ish-ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, janë bërë prindër për herë të parë bashkë.

Ata kanë mirëpritur një vajzë, gjersa lindjen e ka kryer në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Sipas Shahinit, në Shqipëri është bërë shumë që grave t’u përmirësohet eksperienca e lindjes dhe qytetarëve më të rinj të Shqipërisë t’u sigurohet një fillim i shëndetshëm në jetë.

Postimi i plotë i Shahinit:

“Bashkë me pranverën erdhi edhe vajza jonë në Tiranë . Ajo lindi në spitalin publik SUOGJ Koco Gliozheni.

Më duhet të nënvijëzoj që kujdesi dhe shërbimi i gjithë ekipit mjekësor dhe ndihmës ishte i jashtëzakonshëm. Përkundër vështirësive që solli pandemia COVID-19, në spitalin publik ofrohet shërbim i mirë mjekësor, me qetësi dhe zemërgjërësi. Shumë faleminderit për punën që bëni.

Një vlerësim i dytë, por tani më i përgjithshëm, duhet t’u shkojë edhe politikbërësve që me ngulm vazhdojnë të investojnë në maternitetet publike gjithandej Shqipërisë.

Gjithmonë mbetet më shumë për t’u bërë, por sot e kisha të rëndësishme të nënvijëzoj se sa shumë tashmë është bërë në Shqipëri që grave t’u përmirësohet eksperienca e lindjes dhe qytetarëve më të rinj të Shqipërisë t’u sigurohet një fillim i shëndetshëm në jetë”. /Telegrafi/

Exit mobile version