Analisti politik, Dardan Islami ka njoftuar se i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Islami, në një postim në Facebook, ka thënë se “Përvoja dhe kontributi i gjithsecilit, sot është shumë i nevojshëm për proceset që po i kalon vendi!
“Shumë nga ju do të thonë ç’ne ky minutën e fundit?”, ka shkruar ai, transmeton Telegrafi.
“Për vite të tëra jam munduar të qëndroj jashtë partive duke i komentuar dhe analizuar, por sot ndjehem i pafuqishëm dhe i izoluar kur shof rreziqet, mashtrimet dhe dëmet që po i bëhen vendit! Ndjehem i nderuar ti shërbej Atedheut, Komandantit, mikut, dhe Presidentit të ardhshëm në çdo kohë! Çdo votë e juaj për aleancën është garanci për shtetin!”, ka shkruar Islami.
Ndryshe, Islami ka ndjekur shembullin e disa analisëve – opinionistëve të tjerë që në prag të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurit i janë bashkuar subjekteve politike. /Telegrafi/