Telegrafi

Dardan Gashi: Shteti është fajtor për vdekjen e Astrit Deharit

Analisti Dardan Gashi, në Zona B me Baton Haxhiun tha se çfarëdo varianti që del nga rezultatet përfundimtare të autopsisë së të ndjerit Astrit Dehari, faji është i shtetit të Kosovës.

“Secili variant, vetëvrasje apo vrasje, faji është i atij që e ka pas në mbikëqyrje, pra i shtetit të Kosovës”.

“Me e humb jetën në mbikëqyrje të shtetit, është akti më i rëndë që mund të ketë një i burgosur, sidomos kur dikush është i akuzuar për një vepër të rëndë siç është terrorizmi”.

“Pavarësisht asaj së çfarë del nga autopsia, faji është tek shteti i Republikës së Kosovës.

Ngjashëm u shpreh edhe analisti Ilir Mirena. Ai theksoi se vdekja e Astrit Deharit është një tragjedi që tregon se sistemi i drejtësisë në vend është çoroditur.

‘’Personalisht këtë e kuptoi si një vrasje që Shteti i Kosovës ia ka bë Astrit Deharit”, tha Mirena.