Site icon Telegrafi

Dardan Gashi i përgjigjet Isa Mustafës: “Kur je në shpi të xhamit, mos gjuaj me gur”

Njeriu që ndërmjetësoi në takimin e së premtes të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj në familjen Rugova, Dardan Gashi, i është kundërpërgjigjur kryetarit të kësaj partie Isa Mustafa, i cili me anë të një statusi në facebook i ka quajtur matrapazë ata persona që po negociojnë që deputetë të LDK-së ta përkrahin Haradinaj për kryeministër.

Gashi, për t’iu kundërpërgjigjur kreut të LDK-së, Isa Mustafës, që këtij dhe Astrit Haraqisë i tha matrapazë, e ka përdorur metaforën e fjalës popullore: “Kur je në shpi të xhamit, mos gjuaj me gurë”.

Lexojeni të plotë postimin e Gashit:

“Hyna wikipedia edhe e lexova kuptimin e fjales matrapaz, dhe deshta me nda me kryeministrin!

“Njeri pa parime që bën gjithfarë pazarllëqesh e allishverishesh për t’ia arritur një qëllimi të caktuar. Matrapaz politik. Punë (sjellje) prej matrapazi.”

Per me kualifiku per kete pershkrim, duhet me i humbe 4 pare zgjedhje por mi majte pozitat

Per me u kualifiku duhet me i ndeshku njerezit e partise qe nuk mendojne si ti

Per me u kualifiku, duhet me bo pazare te nates me kundershtater politik e me i tradhtu aleatet, vetem e vetem per te marre pozite

Gjithashtu per me u kualifiku duhet me i tradhetu krejt miqt, nje nga nje, me i lene ne lloq…

Duhet me zell me i sherby okupatorit e me lujt rolin e patriotit! Me fjale te tjera duhet mos me pase pike ftyre…

Thojne: “Kur je ne shpi te xhamit, mos gjuj me gure”” (sic), ka shkruar Gashi. /Telegrafi/

Exit mobile version