Telegrafi

Dardan Cena spektakolar, fiton medaljen e bronztë në Kampionatin e Hapur Evropian

Dardan Cena ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin e Hapur Evropian të xhudos në Prishtinë.

Për vendin e tretë te xhudistës, Dardani e mposhti moldavin Petru Pelivan.

Ndaj tij fitoi në minutat shtesë, pas një lufte shumë të fortë.

Xhudisti ynë fitoi me Ippon këtë përballje, ku përkrahja e tifozëve ishte e madhe. Është ky suksesi më i madh i Dardan Cenës deri më tani në karrierën e tij.

Në luftën e parë të repesazhit, Dardani e mposhti bullgarin Marko Hristov. Ndaj tij fitoi me Ippon, përkatësisht me dy aksione për uazari. /Telegrafi/