Xhiro e 30-të në Superligen e Kosovës në futboll vjen me ndeshje mjaftë interesante.
Skuadra lider e Superligës, Drita, ndeshjen ndaj Prishtinës do ta zhvillojë ditën e diel në stadiumin “Fadil Vokrri.
Në këtë ndeshje ‘bilbili’ kryesor i është besuar Dardan Çakës me asistentë, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.
Delegimi i gjyqtarëve për këtë javë është bërë edhe për ndeshjet tjera.
Genc Nuza dhe Besfort Kasumi kthehen të gjykojnë ndeshje, pasi pushuan javën e shkuar.
Ndeshjen Gjilani – Drenica do ta gjykojë Gramoz Shala.
/Telegrafi/