Dardan Berisha është njëri ndër basketbollistët më të mirë në vend gjatë viteve të fundit. Ai ka qenë pjesë edhe e kombëtares së Polonisë në basketboll, derisa e mban mend fitoren ndaj Polonisë në Kampionatin Evropian të vitit 2021.
Në një intervistë për Radio Televizionin “Dukagjini” ai ka zbuluar shumë gjëra, duke nisur nga trajneri më i mirë në karrierë, e ardhmja e tij në edicionin e radhës dhe deri te pesëshja e sezonit.
“Momenti më i mirë në karrierë mbetet fitorja ndaj Turqisë me Poloninë në Kampionat Evropian kur shënova pikët vendimtare dhe isha po ashtu lojtari i ndeshjes. Mund ta ceki edhe fitoren ndaj Karsiyakas me Prishtinën, si dhe kur isha shpallur kampionë në Poloni në kategorinë e juniorëve”.
Dardan Berisha gjatë realizimit të dy pikëve vendimtare që i dhanë fitoren Polonisë në duel me Turqinë në Evropianin e vitit 2011 në Lituani.
“Trajneri më i mirë për mua mbetet – Esat Muharremi pasi mi ka mësuar hapat e parë në basketboll. Përshtypje më ka lënë edhe Adis Beciragic te Peja pasi për një kohë të shkurtër ka treguar që është trajner shumë cilësorë dhe ishte kënaqësi të punoja me të”, citon Gazeta Sheshi fjalët e tij.
“Unë kam kontratë me Pejën edhe për një vit tjetër dhe nëse Peja ndërton skuadër cilësore sikurse këtë edicion atëherë padyshim se do të mbes në Pejë mirëpo duhet shikuar se çka do të ndodhë dhe si do të jetë situata pas pandemisë pasi ende është herët”.
“Lojtari që më ka bërë më së shumti problem me mbrojtjen e tij është – Kendrick Jones sa ishte tek Rtv21 dhe më pas kur ishte afruar tek Prishtina dhe në stërvitje shpeshherë kemi luajtur 1 vs 1″.
“Pesëshja më e mirë për mua këtë edicion: “Bunjaku – Davis – Sirko – Hajrizi – Alihodzic”, ka shtuar Berisha.