Ishte vetë Berisha, i cili të mërkurën paralajmëroi mundësinë e shkëputjes së kontratës me ekipin kroat. Berisha ka treguar se problemet financiare te Cibonas janë të mëdha dhe në rast se gjatë këtyre ditëve nuk ndodh diçka konkrete, atëherë do të jetë i detyruar të largohet.
Gjithashtu ai ka lënë të hapur mundësinë e kthimit në Kosovë, shkruan kohaditore. Berisha para fillimit të këtij edicioni firmosi kontratë trevjeçare me Cibonën pas një edicioni impresionues ku edhe u zgjodh MVP i Ligës Ballkanike. Ai në edicionin 2015/16 ka zhvilluar tri ndeshje në Ligën ABA dhe në të tria ishte startues.
"Ende nuk ka asgjë konkrete, por mund të largohem. Ka dy muaj që jam duke pritur. Nëse brenda këtyre ditëve nuk ndërron diçka, atëherë jam i detyruar të largohem", ka thënë Berisha (191 cm).
Ndërkohë, sipas drejtorit Miftari, Berisha te Sigal Prishtina i ka dyert e hapura.