Telegrafi

Dardan Berisha prezantohet te skuadra e re (Foto)

Dardan Berisha tashmë është prezantuar te skuadra e re. 

Basketbollisti pejan ka nënshkruar kontratë me ekipin çek të Nymburkut.

Reprezentuesi i Kosovës do të bart fanellën me numër 11, me të cilën ka bërë edhe fotografim.

Berisha u largua sërish prej Sigal Prishtinës pasi që edhe më parë u transferua në Itali dhe Poloni.

Prishtina aktualisht është skuadër pa konkurrencë dhe merr pjesë në FIBA Europe Cup. /Telegrafi/