Dardan Berisha tashmë është prezantuar te skuadra e re.
Basketbollisti pejan ka nënshkruar kontratë me ekipin çek të Nymburkut.
Reprezentuesi i Kosovës do të bart fanellën me numër 11, me të cilën ka bërë edhe fotografim.
Berisha u largua sërish prej Sigal Prishtinës pasi që edhe më parë u transferua në Itali dhe Poloni.
Prishtina aktualisht është skuadër pa konkurrencë dhe merr pjesë në FIBA Europe Cup. /Telegrafi/