Dardan Berisha është padiskutim, lojtari i javës në Ligën Ballkanike.
Është ky kryeartikulli kryesor në faqen zyrtare të Ligës Ballkanike sot, raporton Superliga e Kosovës në Basketboll.
Basketbollisti kryesor i Sigal Prishtinës Dardan Berisha, është zgjedhur performuesi më i mirë i javës në Ligën Ballkanike.
MVP i sezonit të kaluar në BIBL, ka pasur një performancë ‘përbindëshi’ kundër BC Levski 2014, duke arritur vlerësimin e efikasitetit të ndeshjes në përqindje 47.
Berisha shpërtheu, duke shënuar plotë 42 pikë në vetëm 33 minuta sa luajti. Ai shtoi gjithashtu 6 kërcime, 4 asistime dhe 4 topa të vjedhur, të cilat i shërbyen për një shfaqje vërtetë të madhe në takimin që skuadra e tij, e fitoi ndaj Levskit Bullgar.