Basketbollisti më i mirë i Kosovës, Dardan Berisha, dalëngadalë po merr rolin e liderit të skuadrës së JuveCasertas në Serie A të Italisë.
Ai së fundmi në ndeshjen e fundjavës ka shënuar më shumë nga të tjerët për skuadrën e tij, 16 pikë për të në ndeshje ndaj Betalandit, por ekipi i Juvecasertas ka marrë përsëri humbje, kësaj radhe të ngushtë, 74-71.
Dardan Berisha, ka qenë në fushë të lojës për 27 minuta në këtë ndeshje, ndërsa përveç pikëve të ka kontribuuar edhe me 3 topa të vjedhura dhe 2 asistime për bashkëlojtarët.
Juvecaserta ka bilanc 9-14 pas 25 ndeshjeve në Serie A, ndërsa Betaland të kundërtën, 14-9