Superylli i përfaqësueses së Kosovës, Dardan Berisha, është larguar nga Sigal Prishtina.
Basketbollisti më i madh shqiptar edhe zyrtarisht është pjesë e klubit nga Çekia, Nymburk.
Lajmin e ka konfirmuar vet klubi çek me anë të një komunikate.
CEZ Nymburk është klub i cili merr pjesë në Ligën e Kampionëve dhe pas gjashtë ndeshjeve është në vendin e katërt të kësaj gare me tri fitore dhe tri humbje.
Berisha dështoi të kualifikohej me Sigal Prishtinën në Ligën e Kampionëve dhe në Europe Cup është pranë eliminimit, e duket se ai nuk priti as ndeshjen ndaj Demir Insaat.
Nymburk është qytet në pjesën qendrore të Çekisë.
Klubi i basketbollit i këtij qyteti është prej më të vjetërve dhe ka traditë të jashtëzakonshme në këtë sport. Oren Amiel është trajner aktual, kurse ndeshjet klubi i zhvillon në Tipsport Arena.
/Telegrafi/