Site icon Telegrafi

Dardan Berisha kthehet te Sigal Prishtina

Lajmin ekskluziv për Sport News e ka dhënë drejtori sportiv i Sigal Prishtinës, Florian Miftari.

Berisha për këtë kohë të shkurtër sa ishte pjesë e Cibonës, ka qenë basketbollisti më i mire me një mesatare prej 15.5 pikëve për ndeshje, por për shkak të probleme financiare që po kalon klubi kroat, po detyrohet të kthehet te kampioni aktual i Kosovës dhe Ligës Ballkanike.

Berisha, pa asnjë dyshim ishte basketbollisti më i mirë te Sigal Prishtina edicionin e kaluar, që fitoi trofeun e parë ndërkombëtar, duke triumfuar në Ligën Ballkanike, njëkohësisht edhe në elitën e basketbollit kosovar.

Kontributi i tij është më se i nevojshëm këtë edicion, pasi Sigal Prishtina, përveç Ligës Ballkanike, do të jetë pjesë edhe FIBA EuroCup.
 

Exit mobile version