Telegrafi

Dardan Berisha më efikasi, por Juvecaserta s’gjen fitoren

Basketbollisti më i mirë i Kosovës, Dardan Berisha, dalëngadalë po merr rolin e liderit të skuadrës së Juvecasertas në Serie A të Italisë.

Ai së fundi në ndeshjen e fundjavës ka shënuar më së shumti pikë për skuadrën e tij, 16, në ndeshje ndaj Betalandit, por ekipi i Juvecasertas është ndarë përsëri me humbje, kësaj radhe të ngushtë, 74-71.

Dardan Berisha, ka qenë në fushë të lojës për 27 minuta në këtë ndeshje, ndërsa përveç pikëve të cekura ka kontribuuar edhe me 3 topa të vjedhura dhe 2 asistime për bashkëlojtarët, transmeton borozani.

Juvecaserta ka bilanc 9-14 pas 25 ndeshjeve në Serie A, ndërsa Betaland të kundërtën, 14-9