Telegrafi

Darabos: Gjasa të mëdha për marrëveshje

Sipas tij, ekzistojnë gjasa të mëdha, që deri më 10 dhjetor, të arrihet një zgjidhje për statusin e ardhshëm të Kosovës.

"Nuk kam pritur lëvizje të tilla”, ka theksuar ministri Darabos, në një deklaratë për agjencinë austriake APA.

I pyetur nëse shqiptarët do të duhej ta pranonin ofertën e re të Serbisë për autonomi të gjerë, Darabos ka thënë se, “Bashkimi Evropian edhe më tutje angazhohet për zbatimin e planit të Martti Ahtisaarit”.

Ministri austriak po ashtu ka theksuar se, çështja e Kosovës ka qenë një prej temave të trajtuara në takimin joformal të ministrave të Mbrojtjes të BE-së, që është mbajtur ditë më parë në qytetin portugez, Avora.

Momentalisht është duke u shqyrtuar mundësia për shtimin e numrit të ushtarëve të KFOR-it në Kosovë, ka thënë Darabos.