Bazuar në Dekretin me forcë ligjore për mbështetje financiare të punëdhënësve të prekur nga kriza shëndetësore-ekonomike e shkaktuar nga virusi Covid-19, për pagimin e pagave për muajt prill dhe maj 2020, për të ushtruar të drejtën punëdhënësi paraqet një kërkesë për ndihmë financiare për kryerjen e pagesave për muajt prill dhe maj të vitit 2020, për çdo muaj ndaras, deri tek Drejtoria për të Ardhurave Publike.
Dorëzimi i kërkesës bëhet përmes sistemit të e-Tatim dhe kompletimin i kërkesës konfirmohet nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, brenda 3 ditëve nga dita e paraqitjes së kërkesës.
Metoda e plotësimit të kërkesës për ndihmë financiare për pagimin e pagave për muajt prill dhe maj 2020 (forma BFP-IP) http://www.ujp.gov.mk/mk/obrasci/opis/221 është pjesë përbërëse e kërkesës, gjegjësisht sqarohet në udhëzimet për plotësimin./Telegrafi/