Drejtoria për të Ardhura Publike do të kryejë kontroll tek kompanitë të lidhura me Bojan Jovanovskin. Bëhet fjalë për BMJ media grupe, Lidhja Ndërkombëtare dhe 1TV.
Deri ditën e premte duhet të jepet leje për fillimin e kryerjes së kontrolleve për të ardhurat dhe daljet financiare në këto kompani.
“Ne do të procedojmë në pjesën në atë që ka të bëjë me tatimet, pra deri deri të premten duhet të japim udhëzime për fillimin e kontrolleve edhe në Lidhjen Ndërkombëtare dhe në 1TV, gjithashtu edhe në BMK media grup. Gjithashtu do të bëjmë kontrolle tek të gjithë personat që janë në pjesë e organeve të Lidhjes Ndërkombëtare ku do të konfirmojmë pagesat që kanë kryer”, tha Sanja Lukarevska nga DAP./Telegrafi/