Site icon Telegrafi

DAP shpall listën e 12 të huamarrësve, mbi 4500 persona dhe kompani gjenden në të

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka shpallur listën e 12-të të huamarrësve, në të cilën gjenden gjithsej 4,750 kompani dhe qytetarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto janë subjekte të cilat kanë borxh për tatimin e vlerës së shtuar (TVSH), tatimin mbi fitimin, tatimin mbi të ardhurat personale, kontributet për sigurimin e detyrueshëm shoqëror dhe doganat.
Në listën e DAP-it janë ata që është dashur të paguajnë deri më 31 gusht, ndërsa edhe më 30 nëntor nuk i kanë paguar.

Në këtë listë janë publikuar emra të personave fizik borxhi i të cilëve është më i lartë se 120 mijë denarë dhe i personave juridik borxhi i të cilëve është 300 mijë denarë./Telegrafi/

Exit mobile version