Site icon Telegrafi

DAP: Qytetarët ta ndërrojnë transaksionin nga banka Eurostandard në aplikacionin “TVSH-ja Ime”

Drejtoria për të ardhura publike (DAP) apelon deri tek qytetarët të cilët në aplikacionin TVSH-jaIme kanë të evidentuar llogari të transaksionit nga Eurostandard Banka, të bëjnë ndryshim me vendosjen e llogarisë valide të transaksionit, me qëllim të pagesës së mjeteve nga kthimi i TVSH-së për personat fizikë.

“Ndryshimi i llogarisë së transaksionit në aplikacionin TVSH-jaIme kryhet në këtë mënyrë: kyçuni në aplikacionin TVSH-jaIme dhe në pjesën e poshtme të ekranit e zgjidhni dritaren ‘profil’, më pa në pjesën e llogarisë së transaksionit futeni llogarinë tuaj të re të transaksionit. Këtë ndryshim duhet ta konfirmoni me fjalëkalim të cilin e shfrytëzoni për tu kyçur në E-PDD, më pas e zgjidhni butonin ‘ruaj’ dhe Llogaria juaj e transaksionit është ndryshuar”, sqaron DAP.

Drejtoria bën thirrje që këtë ndryshim ta bëjnë edhe të gjithë shfrytëzuesit e TVSH-jaIme të cilët kanë futur llogari të gabuar të transaksionit.

“Të dhënat e sakta të futura në aplikacionin TVSH-jaIme janë bazë për pagesën e kthimit të TVSH-së për të gjithë qytetarët të cilët e shfrytëzojnë aplikacionin dhe skenojnë llogari fiskale”, qëndron në kumtesën e DAP-it.

Exit mobile version