Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka publikuar listën më të re të huamarrësve prej 31.05.2017 deri 31.08.2017, në bazë të TVSH-së, tatimit mbi të ardhura, tatimit mbi të ardhurat personale, kontributet nga sigurimet shoqëeore, akcizat dhe doganat.
Sipas kësaj liste borxhi i firmave dhe personave privat ndaj shtetit arrin në 12 miliardë denarë, ndërsa nga 4360 firma të cilat kanë borxhe, e para është “Oteks AD Ohrid” me rreth 12 milionë euro, ndërsa e dyta ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” me rreth 7 milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me borxh deri 431 milionë denarë janë edhe “El Don Kastilo Anges, Eksport Import” Shkup, ndërsa gjenden ndërmarrjet komunale edhe nga Tetova dhe Gostivari.
Ndërmarrja publike për infrastrukturë hekurudhore, përsëri borxh ka 45,5 milionë denarë ose 760 mijë euro.
Si huamarrës në këtë listë janë edhe shtëpitë mediatike, prej të cilave më e madhja është Radio Televizioni i Maqedonisë që ka borxh 150.197.071 denarë ose 1.7 milionë euro, TV Alfa – rreth 100 mijë euro, TV Nova – rreth 19 mijë euro dhe kompania Media Print Maqedoni (MPM) – rreth 78 mijë euro./Telegrafi/