Drejtoria për të Ardhura Publike është duke proceduar sipas paraqitjeve të qytetarëve në linjën telefonike 198.
Aktualisht, kontrollet janë duke u zbatuar në disa objekte në territorin e Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Velesit dhe Dibrës.
Qytetarët paraqitën mos lëshimin e faturave fiskale, pas të cilave DAP ka vepruar menjëherë, në rrjedhë është skanimi i fitimit, në mënyrë parandaluese.
Qëllimi është që DAP të procedojë në mënyrë parandaluese, jo si më parë me gjobitje.
Me masën “Tatimi im” përveç se kthen paratë tek qytetarët, stimulon edhe lëshimin e faturave fiskale, vetë qytetarët janë kontrollues, ekonomia e zezë zvogëlohet dhe mbledhja e TVSH-së rritet./Telegrafi/