Site icon Telegrafi

DAP i kundërpërgjigjet LSDM-së për taksën radiodifuzive: Është ligj dhe ne do ta respektojmë

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë sot në mëngjes apeloi se pasi t’i fitojnë zgjedhjet e 11 dhjetorit ata do të heqin taksën radiodifuzive por është përgjigjur Drejtoria e të Ardhurave Publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më herët LSDM tha ”Pas 11 dhjetorit do të merr fund trysnia e DAP-it, bllokimit të xhirollogarive dhe stresit nga përmbaruesit, duke theksuar se Radio-Televitioni i Maqedonisë do të jetë shërbim publik për qytetarët dhe i financuar nga buxheti i shtetit.”

Tani ka reaguar ashpër Drejtoria e të Ardhurave Publike e cila thotë ”Pagesa e taksës radiodifuzive është detyrim ligjor për qytetarët, ndërsa ne si DAP kemi detyrë për të respektuar ligjet. Të rikujtojmë se administrata tatimore në vitet e kaluara ka mundësuar ulje të tatimeve dhe ka mundësuar që të thjeshtëzohen shërbimet”./Telegrafi/

Lexo po ashtu LSDM-ja zotohet se do ta heqë taksën radiodifuzive
Exit mobile version