Drejtoria për të Ardhura Publike, ka bërë publike të dhënat e fundit nga sistemi i regjistrimit të qarkullimit ditor në 8-të zinxhirët më të mëdhenj të marketeve për 06 dhe 07 shkurt të këtij viti.
Të enjten më 06 shkurt deri në mesnatë, në sistemin GPRS të kësaj Drejtorie është regjistruar qarkullim i përgjithshëm prej 232.791.773 denarë kurse janë dhënë 417.866 llogari fiskale.
Kurse të premten më 07 shkurt deri në mesnatë janë regjistruar 181.288.348 denarë qarkullim ditor kurse janë dhënë 346.317 llogari fiskale.
Sipas DAP-it, në këtë perudhë të analizuar tek 8-të zinxhirët më të mëdhenj të marketeve shënohet rënie e qarkullimit të përgjthshëm prej 22.12%.
Por, krahasuar me ditën e parë të bojkotit të marketeve, të premten e 31 janarit krahasuar me ditën e djeshme, për 36.95% ka patur më shumë qarkullim ditor.
Nga DAP thonë se gjatë krahasimit të qarkullimit ditor për 31 janarin dhe 07 shkurtin, duhet të kihet parasysh se një pjesë e madhe e qytetarëve marrin pagat dhe pensionet në fillim të muajit, që shkakton ndryshime gjatë blerjes së produkteve.