Site icon Telegrafi

DAP: Fillon pagesa e parave nga skanimi i llogarive fiskale

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka filluar të paguajë para në përputhje me Ligjin për kthimin e TVSH-së për individët. Kthimi i 15 përqind të TVSH-së ka filluar të transferohet në llogaritë e qytetarëve që e kanë përdorur aplikacionin “MojDDV” në tre muajt e parë, gjegjësisht, qershor gusht dhe shtator.

Deri tani janë lëshuar para në llogaritë e 16.600 qytetarëve, ndërsa deri në fund të javës do të bëhet tek të gjithë qytetarët që kanë skanuar llogaritë në tre mujorin e parë përmes aplikacionit “MojDDV”.

Në çerekun e parë nga “MojDDV” janë skanuar 22.670.713 llogari fiskale, ndërsa është realizuar fitim prej 11.423.978.620 denarë. Kthimi i TVSH-së duhet të jetë në vlerë prej 18.214.194 denarë.

Nga DAP thonë se do të dalin me informacione më të detajuara në lidhe me pagesën e masës “TVSH-ja ime”./Telegrafi/

Exit mobile version