Site icon Telegrafi

DAP: Është aprovuar mbështetja financiare për 16.546 kompani për pagat e muajit prill

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) deklaron se mbështetje financiare për pagimin e pagave për muajin prill 2020 është aprovuar për gjithsej 16.546 kompani për 103.307 të punësuar.

Siç informon Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun në DAP, shuma totale e mbështetjes së aprovuar financiar deri më tani është 1.447.278.909 denarë.

“Zyrtarët e taksave që punojnë këtë fundjavë bëjnë përpunimin përfundimtar të llogaritjeve MPIN që përmbajnë kërkesa të tjera për ndihmë financiare, për të cilat të hënën DAP do të njoftojë Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë së RMV-së për kryerjen e pagesës”, huhet në deklaratën e DAP./Telegrafi/

Exit mobile version