Site icon Telegrafi

DAP e Maqedonisë ndërpret dorëzimin e vendimeve për taksa radiodifuzive

Drejtoria për të ardhurat publike informon se do të ndërpresë dorëzimin e vendimeve për vërtetimin e taksës radiodifuzive, që kur në pajtim me ndryshimet në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale, kjo taksë u largua.

Me dorëzimin e vendimeve për shtatorin e vitit 2017, siç thuhet në kumtesë, DAP do të ndalë dorëzimin e vendimeve.

Qytetarët dhe kompanitë kanë detyrim të bëjnë pagesën e të gjitha borxheve të mbetura për Vendime për TRD për periudhën nga janari 2011 deri në shtator 2017.

Për të gjitha rastet specifike, me qëllim të mbylljes së rregullt të kartelave financiare të cilat DAP i mban për pagesat e TRD, do të publikohen informata shtesë në ueb-faqen e DAP./Telegrafi/

Exit mobile version