Site icon Telegrafi

DAP: Deri më 27 janar mund të dorëzohen TVSH-04

Drejtoria për të Ardhura Publike u kujton taksapaguesve të cilët kanë obligim të dorëzojnë TVSH-04 se afati për dorëzimin e tyre është deri më 27 janar 2025.

Deri më sot, nga gjithsej 41,531 deklarata të pritshme për TVSH-04, janë dorëzuar 6,253 deklarata, që përfaqësojnë vetëm 15.1 për qind të totalit.

“Kanë mbetur edhe 35.278 deklarata të TVSH-04 që duhet të dorëzohen në ditët e mbetura. Ju apelojmë që të jeni tatimpagues përgjegjës dhe të dorëzoni të gjitha dokumentet e nevojshme tek kontabilistët tuaj në mënyrë që të përpunohen në kohë dhe me saktësi deklaratat tuaja të TVSH-së-04 për këtë periudhë tatimore. Mos e vononi procesin! Paraqisni në kohë deklaratat tuaja të TVSH-së-04 dhe bëhuni shembull i tatimpaguesve përgjegjës”, thuhet në deklaratë./Telegrafi/

Exit mobile version