Drejtoria e të Ardhurave Publike njofton se që nga 1 korriku 2019, kur filloi zbatimi i masës rikthim i 15% të TVSH-së së llogarive fiskale, aplikacionin “Tatimi im” nëpërmes google play store dhe Apple store është shkarkuar nga mbi 140.000 qytetarë.
Deri më 15 korrik 2019, janë skanuar gjithsej 2.993.788 llogari fiskale, me qarkullim prej 1.572.173.704 denarë dhe kthimi i 15% të TVSH-së së llogaritur është 25.368.380 denarë.
“DAP informon opinioni se qytetarët që nuk janë në gjendje të përdorin aplikacionin “Tatimi im” në telefonat e tyre mund të përdorin shërbimet e ofruara nga DAP në të gjitha njësitë e tyre organizative ku llogaritë fiskale mund të skanohen në pajisjet kiosk, leximin e barkodeve dhe telefonat e mençur në të cilën është instaluar aplikacioni “Tatimi im”. DAP shpreh kënaqësinë me zbatimin e masës së deritanishme dhe efektet që synojnë reduktimin e ekonomisë së zezë”, informojnë nga DAP./Telegrafi/