Site icon Telegrafi

DAP: Afati për paraqitjen e fitimit mbi një milionë denarë, deri më 15 janar

Drejtoria e të Ardhurave Publikë njofton se më së voni deri më 15 është afati për paraqitje të regjistrimeve të tatimit të vlerës së shtuar nga ana e personave fizik dhe juridik, të cilët në vitin e kaluar kalendarik duke përfshirë edhe muajin dhjetor kanë pasur fitim mbi 1 milionë denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë periudhë mund të paraqiten edhe obliguesit tatimor që dëshirojnë vullnetarisht të regjistrohen për qëllime të tatimit në vlerën e shtuar. Paraqitja ”TVSH-01” mund të merret në faqen e internetit të DHP-së dhe të dorëzohet përmes postës, ose të dorëzohet personalisht në drejtoritë rajonale përkatëse të DHP-së./Telegrafi/

Exit mobile version