Telegrafi

Dantella, veshja trend e sezonit

Disa gra mund ta parafytyrojnë vetëm si pjesë të veshjes së brendshme, ndërsa disa të tjera e mbajnë me kënaqësi dhe e kombinojnë. Ajo është konsideruar gjithmonë pjesë e veshjes elegante, joshëse madje edhe veshje provokuese, mirëpo askush nuk e ka konsideruar si pjesë të veshjes së përditshme.

Këtë sezon rinovimi i dantellës është në përdorimin dhe kombinimin e saj në veshjen e përditshme. Dizajnuesit këtë vjeshtë kanë luajtur me dantellën dhe zbukuruan fustanet e zakonshëm, që i plotësuan me një dantellë të brishtë. Hiti absolut është dantella në mënyrën e vjetër ose klasike, më saktë ajo dantellë që duket sikur e ka qëndisur me dorë gjyshja juaj.


Dantella patjetër duhet të përputhet me stilin dhe ta plotësojë atë. Ajo duhet të duket romantike dhe të japë një dukje të sofistikuar. Nuk duhet të teproni me stilin retro dhe duhet të jeni shumë të kujdesshme ndaj sensualitetit ë mos përzihet me provokuesen. Këtë vjeshtë vishni këmishë me dantellë, fund ose fustan të punuar me dantellë, do të dukeni më ndryshe dhe do të veçoheni nga të tjerët. /Telegrafi/