Telegrafi

Danny Welbeck rikthehet në stërvitje

Arsene Wenger ka marr një lajm të mirë prej mjekëve të klubit.

Danny Welbeck është kthyer në stërvitjet e plota të ekipit londinez.

Sulmuesi ka qenë i pranishëm në ushtrime për herë të parë pas një dëmtimi të rëndë në gju në muajin maj.

Mbetet të shihet nëse do të luajë gjatë fundjavës kur Arsenal do të takohet me Crystal Palace. /Telegrafi/