Site icon Telegrafi

Danny Trejo i shpëton jetën një djaloshi që pësoi aksident automobilistik

Danny Trejo u bë hero i vërtetë gjatë ditës së djeshme, kur i shpëtoi jetën një djali që i ishte rrokullisur automobili pas një aksidenti automobilistik në Los Angeles.

Aktori hollivudian, i cili ishte në vendin e përplasjes, tha për KABC-TV se pa shoferin teksa kaloi me veturë gjersa semafori ishte i kuq dhe më pas e goditi një veturë tjetër.

Ai menjëherë vrapoi për të ndihmuar të dëmtuarin dhe në këtë formë i shpëtoi jetën djaloshit, i cili u dërgua më pas në një spital të afërt.

Artisti u ndihmua në shpëtimin e djalit nga një grua e quajtur Monica Jackson. Së bashku e larguan nga vetura dhe më pas erdhi autoambulanca.

“Ai ishte i frikësuar dhe unë i thashë që duhet të përdorim superfuqi. Ai bërtiti” superfuqitë “dhe ne jemi të lidhur”, tha Trejo.

Ndryshe, Danny është duke punuar në projekte të reja filmike, të cilat do të mund t’i shohim gjatë këtij viti në ekranet e mëdha të kinemave. /Telegrafi/

Exit mobile version