Fundjavën e ardhshme, Danny Boy do t’i kthehet skenës së hip-hopit shqiptar.
“Fjala Hip Hop 2” është kënga që do ta rikthejë Dannyn në skenë pas një pauzë shumë të gjatë.
Projekti i ri do të lansohet të shtunën e ardhshme dhe do ta prezantojë sërish reperin para fansave të muzikës hip-hop.
Kënga tashmë është e gatshëm dhe është marrë nën menaxhimin e BlackFish Entertaiment.
Kënga e fundit e Danny Boy është lansuar në vitin 2003 dhe ishte pikërisht “Fjala Hip Hop”.
Reperi e ka paralajmëruar këngën e re edhe përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Javën tjetër, ‘Fjala Hip Hop 2′”, ka shkruar Danny Boy në një postim në Instagram. /Telegrafi/