Kampionati botëror në hendboll ka mësuar finalistët, ku finalja do të jetë totalisht skandinave, pasi Norvegjia dhe Danimarka kanë fituar gjysmëfinalet.
Kështu nga ora 17:30 u zhvillua gjysmëfinalja e parë, ku Danimarka u tregua më e fortë se Franca.
Danezët shënuan fitore me rezultat 38:30.
Në anën tjetër në një ndeshje të fortë, të zhvilluar nga ora 20:30, Gjermania vendase pësoi nga Norvegjia.
Norvegjia e mposhti Gjermaninë me rezultat 31:25.
Finalja zhvillohet të dielën nga ora 17:30 në Herning të Danimarkës.
Të shtunën për vend të shtatë takohen Spanja dhe Egjipti (17:30), kurse për vend të pestë luajnë Kroacia e Suedia (20:30).
Ndeshja për vendin e tetë zhvillohet të dielën nga ora 14:30 ku Franca dhe Gjermania luajnë mes vete.
Është ky botërori i 26-të me radhë i hendbollit, ku është zhvilluar në Gjermani e Danimarkë. /Telegrafi/