Site icon Telegrafi

Danimarka zgjat kufizimet anti-COVID

Qeveria daneze njoftoi sot zgjatjen e mbylljes së përkohshme të të gjitha bizneseve jothelbësore deri në mes të janarit, për të ndaluar pandeminë e COVID-19.

“Në sytë tanë, nuk është e drejtë që një festë e Vitit të Ri të nënkuptojë përhapjen e më shumë infektimeve”, tha kryeministrja Mette Frederiksen, raporton ATSh.

“Situata, me këto norma infektimesh dhe shtrimesh në spital, është më serioze tani sesa ishte në pranverë”, paralajmëroi ajo.

Të gjitha dyqanet, me përjashtim të farmacive, ushqimoreve dhe supermarketeve, të mbyllura që prej 25 dhjetorit, do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura nga 3 janari deri më 17 janar.

Exit mobile version