Telegrafi

Danimarka vendi më i shtrenjtë për jetesë në BE, Bullgaria vendi më i lirë

Krahasimi i çmimeve të mallrave nga konsumimi i gjerë dhe shërbimet në vitin 2008 ka treguar se Irlanda është në vendin e dytë mes vendeve më të shtrenjta, me çmime të cilat janë 127 për qind krahasuar me mesataren e Unionit.

Në listë pas Irlandës, pasojnë Finlanda, Luksemburgu, Suedia dhe Belgjika.

Çmimet në Gjermani janë 104 për qind krahasuar me mesataret, thekson Eurostat.

Hetimi ka treguar se çmime konsumuese më të ulëta, pas Bullgarisë, kanë vendet ish-komuniste nga Evropa Qendrore dhe Lindore – Rumania, Lituania, Polonia dhe Hungaria.