Site icon Telegrafi

Danimarka regjistron numrin më të madh ditor të rasteve të reja me COVID-19, në dy muaj

Sipas autoriteteve shëndetësore, 91 raste të reja të coronavirusit u regjistruan në Danimarkë të enjten, shifra më e lartë e infeksioneve të përditshme në vend që nga 18 maj.

Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, totali ditor i fundit nga instituti kombëtar i sëmundjeve infektive SSI tregon rritjen, e cila pason 57 raste të reja të regjistruara të mërkurën dhe 30 të martën.

Ndërkohë bëhet e ditur se infeksionet mesatare ditore të reja COVID-19 në Danimarkë janë rritur ngadalë gjatë gjithë korrikut.

Java që filloi më 5 korrik pati një mesatare prej 18 raste të reja në ditë. Kjo ishte rritur në 41 deri javën e kaluar.

Gjithsesi, totali i përditshëm i fundit tregon një rënie të një numri të pacientëve të shtruar në spital.

Tre njerëz më pak janë shtruar në spital me COVID-19 sesa dje, shifër që tani qëndron në 18.

Nga pacientët e shtruar në spital, tre janë në kujdesin intensiv dhe të tre po marrin trajtim me ventilator.

Edhe pse totali i sotëm është i lartë në krahasim me numrat e fundit, nuk ka asnjë shkak të menjëhershëm të alarmit, sipas Jens Lundgren, profesor i sëmundjes infektive në Rigsh Hospitalet e Kopenhagenit. /Telegrafi/

Exit mobile version